Kosova, Vedat Muriqi: Ndaj Andorrës vetëm për fitore

schedule12:58 - 28 Mars, 2023

schedule 12:58 - 28 Mars, 2023

Kosova do të ndeshet mbrëmjen e sotme ndaj Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Sulmuesi Vedat Muriqi ishte para mediave në një konferencë, ku tha se ai do të mundohet të gjendet aty ku skuadra ka më shumë nevojë, ndërsa theksoi se ndaj Andorrës do vetëm fitoren.

“Unë si sulmues kam rolin për të shënuar gola, por unë mundohem të jem aty ku ekipi ka nevojë, siç bëra ndaj Izraelit, kur ka nevojë mbrojtja unë jam aty.

Me Andorrën duam fitoren, nuk mendoj dot për ndonjë rezultat tjetër, pa e nënçmuar kundërshtarin. Por nëse duam kualifikimin nda duhet fitorja”, ka thënë fillimisht Muriqi.

Më pas ai u pyet rreth agjërimit, duke dhënë përgjigje edhe për këtë.

“Unë nuk agjëroj një ditë para ndeshjes apo edhe ditën e ndeshjes sepse nuk mundem. Ka disa lojtarë që agjërojnë”, tha ai./ h.ll/abcnews.al