Kosova U21 zhbllokohet në fund, Berisha e Marleku e nderojnë me Andorrën

schedule21:54 - 8 Qershor, 2021

schedule 21:54 - 8 Qershor, 2021

Kosova U21 e ka nisur me fitoren rrugëtimin në kualifikueset e Euro 2023 për 21-vjeçarët. Dardanët mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 Andorrën dhe triumfi erdhi nga stoli.

Pasi kishin humbur disa mundësi, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola dhe normalisht Kosovës nuk i falej diçka e tillë.

Zgjidhja erdhi nga Dion Berisha i Augsburg, i cili direkt sapo u fut ia doli të shënonte golin e avantazhit në portën e Andorrës.

Më pas Mark Marleku, tre minuta më pas, në të 85′ realizoi golin e qetësisë, që i dha tre pikët Kosovës U21. Pak ditë më parë Andorrën e mposhti edhe Shqipëria, 0-3 në transfertë. v.p / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!