Kosova U21/ Nuk ka rinovim për Prekazin, dy alternativa për stolin dardan

schedule16:55 - 14 Nëntor, 2020

schedule 16:55 - 14 Nëntor, 2020

17 nëntori do të sjellë fundin e aventurës së Rafet Prekazit si trajneri i Kosovës U21. 61-vjeçari mori drejtimin e dardanëve të vegjël marsin e vitit 2017 dhe kontrata i përfundon sapo të mbarojnë eliminatoret e Euro 2021.

Kosova U21, që dje humbi 0-1 në Prishtinë kundër Shqipërisë U21, luan ndeshjen e fundit të grupit 3 në Turqi në datë 17 nëntor (ora 17:00). Sporti.info raporton se drejtuesit e FFK-së (Federata e Futbollit të Kosovës) i kanë bërë të ditur Prekazit se nuk do të rinovojnë me të.

Kandidatët për ta zëvendësuar në stol janë dy: Shefki Kuqi dhe Bekim Isufi. I pari ka lindur në Vushtrri, luante si sulmues dhe zhvilloi 62 ndeshje me Finlandën gjatë karrierës së tij, aty ku shënoi 8 gola. Kuqi ka provuar disa aventura si trajner në futbolli nordik dhe tani është gati të marrë drejtimin e Kosovës U21.

Alternativa tjetër është 44-vjeçari na Gjilani. Isufi ia doli të fitonte titullin kampion me Dritën në vitin 2018, teksa ka provuar të drejtojë edhe ekipin e Ferizajt në IPKO Superligën e Kosovës. Drejtuesit e Federatës nuk duan të nxitohen për zgjedhjen mes Kuqit dhe Isufit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!