Kosova U21 fiton me përmbysje, Shqipëria e Bushit tani e ka “malore”

schedule20:56 - 16 Nëntor, 2021

schedule 20:56 - 16 Nëntor, 2021

Kosova U21 i ka shkaktuar humbjen e dytë radhazi Shqipërisë U21, pas asaj në Slloveni, dhe tani vendi i dytë duket një mision shumë i vështirë, edhe pse Çekia u ndal në barazim 1-1 me Slloveninë.

Dardanët triumfuan me rezultatin 2-1, teksa golit të Karricës iu përgjigjen Krasniqi e Sejdiu. Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës në këto kualifikuese, ndërkohë Shqipëria mbetet e treta me një pikë më shumë se Sllovenia.

Karrica dhe Asllani provuan të shënojnë në pjesën e parë të të ndeshjes, por nuk ia doli dot. I pari madje kishte një mundësi të artë. 45 minuta e para u mbyllën në barazim pa gola.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, që ëndërrojnë vendin e dytë në grup, u hodhën në sulm dhe nuk vonoi goli i epërsisë. Bernard Karrica ndëshkoi Kosovën me një goditje brenda zone.

Festë te Shqipëria, por që zgjat shumë pak. Erolind Krasniqi vendosi baraspeshën, kurse në minutën e dytë shtesë Sejdiu i dha goditjen e fundit kuqezinjve.

Kosovë-Shqipëri 2-1
(Erolind Krasniqi 66’, Sejdiu 92’ / Karrica 58’)

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!