Kosova U-21 “ngec” në barazim ndaj Sllovenisë U-21 në “Fadil Vokrri”

schedule20:06 - 25 Mars, 2022

schedule 20:06 - 25 Mars, 2022

Përfaqësuesja e Kosovës për U-21 nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 në përballjen me Slloveninë U-21, në takimin e luajtur në “Fadil Vokrri”.

Ky takim ishte i vlefshëm për kualifikueset e Europianit për kombëtaret e 21-vjeçarëve, ku pas këtij barazimi dardanët e vegjël kanë arritur të grumbullojnë 7 pikë, ndërsa ndodhen në grupin G.

Interesante në këtë takim ishte se nga afër e ka ndjekur edhe trajneri i Kosovës A, Alain Giresse i cili ka preferuar të shikojë futbollistët në një ndeshje, për të studiuar ndonjë talent që mund të përdorë te përfaqësuesja e madhe. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!