Kosova U-19 e pafat, Rusia i mohon startin perfekt!

schedule16:46 - 13 Nëntor, 2019

schedule 16:46 - 13 Nëntor, 2019

Kosova U-19 ka nisur sot ndeshjet kualifikuese për Europianin e 19-vjeçarëve. Dardanët janë në grupin E, me Uellsin, Rusinë dhe Poloninë. Sot, Kosova luajti përballë Rusisë U-19, ndeshja e parë e këtij grupi.

Dardanët e vegjël e nisën në mënyrë të shkëlqyer takimin, duke kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 11-të, sulmuesi anësor Aliu i kaloi në avantazh, por festa nuk zgjati shumë.

Vetëm 60 sekonda më vonë, Rusia arriti të barazojë, me anë të Shkolik. Të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për ta fituar takimin, por në fund ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1./abcnews.al

Euro U-19

Rusi – Kosovë  1-1
Shkolik 12’ / Aliu 11’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!