Kosova pret Moldavinë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës mbrëmjen e sotme (20:45), takimi i fundit në grupin 3 të Ligës C në Nations League.
Dardanët nuk duhet të humbasin këtë sfidë për të vijuar të jenë pjesë e Ligës C, teksa objektivi është fitorja, rezultat që ka mungon prej kohësh.
Formacion zyrtar ka dalë dhe trajneri Muharrem Sahiti, i cili zëvendëson Berard Challandes në pankinë (pozitiv me Covid-19) ka zgjedhur titullarët e takimit kundër kombëtares moldave.
Formacion zyrtar i Kosovës (4-2-3-1): Ujkani; Hadërgjonaj, Dresevic, Rrahmani (kapiteni), Vojvoda; Shala, V.Berisha; Kastrati, Celina, Zhegrova, Muriqi. /abcnews.al