Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se trafiku ajror mbetet i bllokuar deri më 27 qershor.
Përmes një njoftimi për media, Aeroporti “Adem Jashari” njoftoi se është i gatshëm të rinisë operimin dhe po presin që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për këtë gjë.
“Sipas njoftimit të ri të autoriteteve relevante shtetërore, ju njoftojmë se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 Qershor 2020,me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës.
Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje poashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne.
Ritheksojmë, se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje poashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota.
Ne, bashkë me ju, jemi në pritje të lejimit të funksionimit të plotë të fluturimeve për/në ANP ‘Adem Jashari’, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në informacionin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Aeroportit “Adem Jashari”.
Fluturimet në Aeroportin e Prishtinës janë ndërprerë në mars të këtij viti, kur edhe u shfaqën rastet e para me koronavirus./abcnews.al