Kosova shpalli non grata dy diplomatë, ambasada ruse në Serbi: Asnjë vendim i Prishtinës s’ka fuqi ligjore

schedule19:59 - 22 Tetor, 2021

schedule 19:59 - 22 Tetor, 2021

Ambasada ruse në Serbi e ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila shpalli non grata dy diplomatë rusë.  Në reagimin e tyre thuhet se ky  vendin nuk ka asnjë efekt juridik.

“Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.

Lexo edhe: Në janar e dëboi Shqipëria, kush është diplomati rus i shpallur non grata në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se zyrtarët që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë janë të padëshirueshëm në Kosovë.

“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e presidentes. m.v/Abcnews.al