Kosova ka barazuar 2:2 me Armeninë në miqësoren e zhvilluar në Fadil Vokrri.
Miqtë kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të, me golin e shënuar nga Zhirayr Shaghoyan.
Futbollistët tanë barazuan shifrat në minutën e 67-të, pasi Lirim Kastrati u tregua i saktë nga pika e penalltisë.
Armenët rikthyen epërsinë në minutën 82-të, kur shënoi Hovhannes Harutyunyan.
Derisa ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë u shfaq Donat Rrudhani, i cili shënoi në minutën e tretë shtesë (90+3’) për rezultatin përfundimtar 2:2.
Kosova pas tri ditësh do të zhvillojë miqësoren e dytë, kundër Ishujve Faroe.


