Kosova sfidon mungesat dhe Slloveninë, si pritet të rreshtohen Dardanët

schedule11:25 - 15 Nëntor, 2020

schedule 11:25 - 15 Nëntor, 2020

Kosova ka shkuar e gjymtuar në Slloveni dhe pa trajnerin Bernard Challandes, i cili doli pozitiv me COVID-19 në prag të vëllazërores me Shqipërinë. Për të mos mjaftuar kjo, kundër kuqezinjve u dëmtua edhe Bersant Celina.

Fantazisti nuk fluturoi me ekipin drejt Sllovenisë dhe është mungesë e sigurt, sikurse edhe ato të Paqaradës dhe Rashicës që nuk u lejuan nga klubet e tyre të bashkoheshin me përfaqësuesen dardane. Kosova vuan edhe prej pezullimeve nga kartonët.

Herolind Shala dhe Benjamin Kololli duhet të shlyejnë dënimin dhe të jenë gati për takimin e fundit kundër Moldavisë. Trajneri Muharrem Sahiti nuk mund të llogarisë as prurjen e re, Fazlijin, për mungesë dokumentacioni.

Për dëmtime nuk janë as Voca, Zeneli e Muslija. Gjithsesi Kosova ka mjaftueshëm lojtarë dhe stafi teknik ka menduar edhe për lojtarët që do të zbresin në fushë kundër Sllovenisë sonte, prej orës 20:45. Dardanët do të luajnë me tre në mbrojtjes, ndërkohë që anësorët pritet të jenë Vojvoda e Hadërgjonaj.

Në qendër Rrahmani, Aliti dhe Dreshevic janë të favorizuar të luajnë titullarë. Kosova për këtë ndeshje ka gati Valon Berishën, i cili në mesfushë mund të luajë krah Kryeziut dhe Rrashkajt. Në sulm Muriqi është i padiskutueshëm, ndërsa partner i tij do të jetë Kastrati.

KOSOVA, formacioni i mundshëm: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Dreshevic, Hadërgjonaj, Rashkaj, Kryeziu, V. Berisha, Kastrati, Muriqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!