Në prag të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, Kombëtarja e Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.
Në këtë listë, nuk mungojnë emra të rëndësishëm dhe titullarë të kombëtares dardane. Këta të fundit, kanë grumbulluar dhe portierin e Tiranës, Visar Bekaj që do të jetë në dispozicion të trajnerit Alain Giresse.
Sfidën e parë, Kosova do ta luajë në shtëpi më datë 16 qershor përballë Rumanisë, ndërsa takimin e dytë ndaj Bjellorusisë më datë 19 qershor./ h.ll/abcnews.al