Kosova pa kryetar Kuvendi/ Berisha: Kurti duhet të ketë dialog me partitë e tjera

schedule10:22 - 2 Korrik, 2025

schedule 10:22 - 2 Korrik, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha thotë se dështimi i kontituimit të Kuvendit, vjen për shkak se kryeministri Albin Kurti po mundohet të impnojë zgjidhjen që do ai.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Berisha u shpreh se Kurti duhet të zhvillojë dialog me partitë e tjera, pasi vetë nuk i ka numrat në Kuvend.

“Dështimi i faturohet dy faktorëve kryesore. E para mungesa e vullnetit politik, konsensus politik funksional me parti të tjera. E dyta është mos ta ndajë pushtetin me parti të tjera, që i duhet për të formuar koalicionin. Kur nuk i ke numrat për ta bërë i vetëm qeverinë, duhet të kesh dialog të sinqertë. Kurti po mundohet ta imponojë edhe zgjidhjen. Këtë nuk mund ta arrish, nuk e ka votën absolute, po përpiqet me makinacione. Janë tendenca për të zhbërë Kushtetuesen.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!