“Kosova ngrihet në këmbë”, organizohet marshim në përkrahje të Adriana Matoshit

schedule21:16 - 29 Nëntor, 2021

schedule 21:16 - 29 Nëntor, 2021

Në nder të aktorës së njohur dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostifikua me tumor në tru, është orgizuar një marshim nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë.

LEXO EDHE: Deputetja shqiptare tregon se i është rikthyer tumori, mesazhi prekës: Mos harroni ta doni jetën

Qëllimi i këtij marshimi është që të gjithë qytetarët të solidarizohen me sfidën e Adrianës, që të fitojë edhe këtë herë si çdo sfidë në jetë.

Kohëzgjatja e marshimit do të jetë një orë dhe pjesë e saj mund të jetë çdo kush. Në këtë organizim ftohen të gjithë miqtë, artdashësit dhe familjarët të cilët kanë dëshirë ta përkrahin Adrianën në këtë luftë dhe t’i tregojnë që janë të gjithë bashkë me të.

Marshimi do të jetë nesër më 30 nëntor nga ora 12:00 deri në ora 13:00.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!