Kosova në sytë e ndërkombëtarëve, Xhaferi në “Real Story”: Të fokusohemi tek përgjegjësitë që na takojnë!

schedule20:33 - 29 Shkurt, 2024

schedule 20:33 - 29 Shkurt, 2024

Ndërkombëtarët kanë mbajtur qëndrime kritike ndaj Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti lidhur me ngjarjet e fundit që kanë përfshirë vendin, ndalur edhe tek vendimi për të ndaluar dinarin serb.

Në emisionin “Real Story”, në ABC News, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xheferi u shpreh se imazhi i Kosovës në sytë e ndërkombëtarëve nuk është në të njëjtat nivele. Sipas tij Kosova duhet të merret seriozisht me këtë çështje, dhe se raportet me ndërkombëtarët duhet të përmirësohen.

“Fatkeqësisht imazhi institucional i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës sot nuk është në nivelet që kanë qenë para shumë kohësh. Sot, ka shkuar në kontekstin negativ, pra ne nuk na vjen mirë dhe nuk kënaqemi me këtë situatë. Ne na prek jemi të shqetësuar për faktin se vetë shqiptarët e Maqedonisë kanë dhënë kontribut që shteti i Kosovës të jetë shteti i Kosovës, të ngrihet në nivelin që duhet dhe nuk është aspekti im individual, por është ndjesia e shumë shqiptarëve në Maqedoni. Për faktin se kanë shumë kontribut shqiptarët nga Maqedonia dhe ne bashkëndjejmë aspektin e humbjes së imazhit që ka pasur paraprakisht Republika e Kosovës. Duhet me u marrë drejtpërdrejtë më shumë dhe për të rregulluar raportet. Ne nuk themi të pranohet me çdo kusht, por duhet të koncentrohen në përgjegjësi që na takojnë me vendet tona dhe jo me u marrë me fqinjët dhe statusin e fqinjësisë”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!