Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kosova në proces dialogu, Serbia do detyrohet të ecë mbrapsht”, Nazarko: Vendosja e euros në të gjithë vendin do ishte një veprim i fortë i Kurtit

schedule20:53 - 7 Shkurt, 2024

schedule 20:53 - 7 Shkurt, 2024

Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar në emisionin “Real Story” se Kosova ka hyrë në një proces dialogu dhe Serbia do të detyrohet të ecë mbrapsht, pasi do të detyrohet ta njohi shtetësinë e Kosovës.

Sakaq, ai theksoi se vendosja e euros në të gjithë Kosovën do të kishte një veprim i fortë i Albin Kurtit.

“Kosova ka hyrë në një proces dialogu dhe nga ky dialog fiton më shumë Kosova sesa Serbia. Serbia do të detyrohet të eci mbrapsht, pasi do të detyrohet ta njohi shtetësinë e Kosovës, ndërsa Kosova do të eci para duke u integruar ndërkombëtarisht. Kosova për shkak të kokëfortësisë së vetë, jo vetëm të qeverisë Kurti, por dhe Haradinaj më përpara, nuk ka hyrë dot në Interpol, në UNESCO, pritet të shqyrtohet kandidatura në Këshillin e Europës. Nuk është duke përfituar nëpërmjet këtyre sjelljeve.

Nëse do të kishte një veprim  të fortë dhe sovranist të Kurtit, me marrjen e mandatit të tij, do të ishte pikërisht ky, pra vendosja e euros në të gjithë territorin e Kosovës. Pse duhet të ishte ky veprim dhe jo targat apo zgjedhjet? Ky veprim është i duhur, nëpërmjet këtij veprimi përveç se shtrihet sovraniteti, në fakt kontrollohet paraja që vjen nga Serbia, e cila nuk është vetëm e ligjshme. Nëpërmjet parave, vjen mbështetja e Serbisë për serbët në Kosovë vlerësohet të shkojë në 500-700 milionë euro. Pra, në këtë shumë nuk ka vetëm mbështetje të ligjshme, por dhe të paligjshme.

Nga ana tjetër, siç e tha dhe ambasadori amerikan dhe e vuri në dukje, pse duhet asociacioni? Duhet të implimentohet sa më shpejt. Ai ka dyshime që ky veprim i Kurti është një veprim i vonuar”, tha ndër të tjera Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!