“Kosova në krizë”, eksperti i ekonomisë: Boll më me patriotizmin folklorik, vendi po boshatiset

schedule16:35 - 29 Mars, 2024

schedule 16:35 - 29 Mars, 2024

Eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News, foli për peshën e sanksioneve të BE ndaj ekonomisë së Kosovës.

Ai tha se Kosova është tashmë në krizë dhe se vendi po boshatiset. Ndër të tjera tha “boll më me patriotizmin folklorik”, referuar vendimeve të marra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit, duke iu referuar edhe çështjes së dinarit.

Në lidhje me dinarin serb, eksperti ekonomisë tha se është sikur t’i kesh hapur kutinë e Pandorës Serbisë dhe Rusisë.

“Jemi duke bërë hapa pas për sa i përket stabilitetit politi9ke., raportet me SHBA-të dhe vendet e tjera nuk janë në nivelin e dëshiruar. Ajo që ne na brengos më tepër është fakti qënë kohën që kemi sanksione kemi eksperimente të ndryshme. Ajo që ka ndodhur me çështjen e dinarit ka qenë një dhuratat më të mëdha që mund t’i bëjë dikush Serbisë dhe Rusisë, është sikur ti hapësh kutinë e Pandorës. Kjo është kostoja e Kosovës që po e paguan dhe kjo do jetë një vulë e zgjatjes së sanksioneve ekonomike. Kosova do paguajë një kosto dhe ndaj them që është koha për të punuar për rrugën euroatlantik. Nuk e ka luksin Kosova, sot nuk duhet habitur që përveç mungesës së stabilitetit politik, ka humbur besimin e qytetarëve. Kosova nuk ofron të ardhmen.”, përfundoi eksperti i ekonomisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!