Kosova në CEFTA/ Civici: Shumica e dinamikave janë penguar nga problemet politike. Zusi: Jam kundër çdo lloj bllokimi

schedule20:32 - 1 Nëntor, 2024

schedule 20:32 - 1 Nëntor, 2024

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici thotë se kthimi i Kosovës në CEFTA është diçka pozitive.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Civici u shpreh se ka pasur më së shumti probleme të brendshme në Kosovë që janë bërë pengesa për ekonominë, si dhe raporti me Serbinë.

Ndërsa presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi deklaroi se situata e Kosovës është komplekse dhe shtoi se është kundër çdo lloj bllokimi në lidhje me ekonominë.

Adrian Civici: Kosova duke qenë shtet i pavarur, natyrisht që ka politikat e saj tregtare, ekonomike dhe financiare. Në kuadër të dinamikave të marrëveshjeve, një pjesë e rëndësishme e këtyre polittikave është pothuajse e përcaktuar. Cefta dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë janë negociuar prej 30 vitesh. Është një rrugë, paradhomë për integrimin evropian. Kosova ka ardhur më vonë në këtë proces. Shumica e dinamikave janë penguar nga problemet politike, qoftë të brendshme, por edhe kufitare dhe ngërçe të tjera. Presioni ishte shumë i madh, humbja që mund të kishte Kosova në zbatimn e rregullave që kërkonte CEFTA, u bë një prapaktheu, doli nga retorika politike dhe i dha hapsirën ekonomike. Ka qenë njohje e Kosovës si vend.

Alban Zusi: Situata e Kosovës është situatë shumë komnlekse. Vendimet që po merr qeveria e Kosovës, jam kundra çdo lloj bllokimi. Kosova përballet edhe me të tilla mentalitete, kur një pjesë e politikës reagon, të zgjidhim problemet e vjetra, pastaj të bëjmë ekonomi. Kamionët e Kosovës nuk mund të kalojnë në Serbi, nuk kam përdorur kamionë kosovare për të kaluar në Serbi. Edhe kamionët e Serbisë nuk kanë qejf të kalojnë në Kosovë, dalin nga Maqedonia, duke pasur kosto shtesë. Janë elementë që rajoni të jetë ndër më të varfrit në Evropë. Janë 800 milionë euro sipas CEFTA që krijohen në pikat doganore. Do të ishin shumë para në ekonominë tonë./abcnews.al