Kosova merr kryesimin e nismës rajonale

schedule17:00 - 15 Korrik, 2019

schedule 17:00 - 15 Korrik, 2019

Kosova merr kryesimin e nismës rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli premtoi kontributin e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit të këtyre shteteve.

Deri në korrik të vitit  të ardhshëm Kosova do të kryesoj nismën rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli  tha se Kosova do të jetë shembull i bashkëpunimit gjatë këtij kryesimi derisa komentoi Samitin e Sarajevës për të cilin tha se Kosova nuk është respektuar dhe trajtuar si shtetet tjera.

“Në aktiviteti përfundimtar të SEECP në Bosnjë, pozita e Kosovës nuk është respektuar dhe Kosova nuk është trajtuar si të gjitha shtetet tjera anëtarë. Kjo mund të ishte shmangur me koordinim ë shteteve.  Politika e BE-së për fqinjësi të mirë do prezantohet në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë kryesimit tonë të kësaj strukturë”, tha ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli.

Pacolli foli edhe për ndalimet e fundit të  zyrtarëve të Serbisë në Kosovë.

 “Kosova do të jetë e mbyllur gjithnjë për dikë që ka tentativë që çakordon marrëdhëniet ndëretnike dhe për ne paraqet një simbol të shenjtë që është e mbrojtur me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Askush nuk ka të drejtë të vijë në Kosovë të nxitë urrejtje ndaj njerëzve”, tha ai.

Për Pacollin ndalimi i disa zyrtarëve të Serbisë për të vizituar Kosovën nuk po bëhet në formë hakmarrje, por me këtë Kosova po dëshmon se është e zonja të mbrojë interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim kombësie./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!