Kosova me ushtri më 14 Dhjetor

schedule23:09 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 23:09 - 3 Dhjetor, 2018

Forca e Sigurisë së Kosovës do të transformohet në ushtri më 14 Dhjetor, kur Parlamenti do të votojë ligjet e nevojshme për të bërë konvertimin e saj. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ia komunikoi atë komisionerit të BE për Zgjerimin, Johanes Hahn, që vizitoi të hënën Prishtinën.

Ky vendim do të jetë një hap i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në Ballkan dhe do të forcojë partneritetin me NATO-n”, tha Veseli gjatë takimit me komisionerin.

Ndaj lajmit reagoi i shqetësuar presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili deklaroi se projekti i shqiptarëve përbën rrezik për Serbinë. Vuçiç theksoi se kjo lëvizje e detyron Beogradin të shkojë drejt aktit përfundimtar, por pa saktësuar se cili do të jetë ai.

“Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, me Serbinë nuk flitet kështu”, shtoi Vuçiç, duke i cilësuar veprimet e Prishtinës të papërgjegjshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!