Kosova me trajner të ri, gati firma me teknikun gjerman

schedule12:58 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 12:58 - 19 Dhjetor, 2023

Nuk po kalojnë kohë të lumtura.

Pavarësisht ndonjë rezultati pozitiv siç ndodhi ndaj Zvicrës, përfaqësuesja e Kosovës zhgënjeu në përgjithësi në eliminatoret e Europianit, ndaj edhe Federata vendosi të bënte një ndryshim.

Trajneri Primozh Gliha u largua, pasi slloveni nuk mundi t’i përmirësonte statistikat e “dardanëve” në krahasim me legjendën franceze, Alen Zhires, e duket se pasardhësi i tij është gjetur.

U përmendën shumë emra, mes të cilëve edhe De Biasi, por tashmë në stol duket se do të ulet një gjerman.

Andre Brajtenrajter ka biseduar me Federatën dhe pritet firma në kontratë.

Tekniku 50-vjeçar ka drejtuar disa skuadra gjermane si Paderbornin, Shalken, Hanoverin dhe deri në shkurt të këtij viti, Hofenhajmin.

Brajtenrajter fitoi titullin në Zvicër në stolin e Zyrihut në sezonin 2021-2022, ndërsa karrierën si lojtar e pat inga 1994 deri në 2010, përfshi edhe ndeshje me ekipet kombëtare të moshave të Gjermanisë deri tek U21.

Shpresa është që Brajtenrajter të mundë të krijojë një skuadër që të shfrytëzojë plotësisht talentin e disa lojtarëve vërtet shumë të mirë si Rashica, Rrahmani apo Muriqi, ndërsa do të luhet Liga e Kombeve dhe eliminatoret e Kupës së Botës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!