Kosova “kap” Xhakën/ “Dardanët” njohin rivalët në eliminatoret e “Botërorit 2026”

schedule12:59 - 13 Dhjetor, 2024

schedule 12:59 - 13 Dhjetor, 2024

Kosova mësoi kundërshtarët e saj në eliminatoret e “Botërorit 2026”. Goglat ishin me fat për “Dardanët”, që në shortin e Zyrihut u vendosën në Grupin B, bashkë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

Një grup me katër skuadra  për kombëtaren e Kosovës, që evitoi gjigandët e futbollit europian.

Por një sfidë e veçantë do të jetë ajo me Zvicrën, pasi me skuadrën helvete luajnë shumë futbollistë me origjinë shqiptare, mbi të gjithë kapiteni i saj Granit Xhaka.

Po ashtu, edhe rivalët e tjerë të skuadrës së drejtuar nga Franko Foda mund të jenë të kalueshëm./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!