Kosova, Gliha: Gjyqtari dukej i njëanshëm, në futboll nuk duhet të hyjë politika

schedule09:28 - 13 Shtator, 2023

schedule 09:28 - 13 Shtator, 2023

Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, ka folur pas ndeshjes me Rumaninë që u mbyll me rezultat 2-0.

Ai ka kritikuar gjyqtarin, duke thënë se mungonte një penallti, ndërsa shtoi se ai nuk kishte kritere të njëjta.

“Kartoni i kuq na penalizoi. Penallti për ata, jo penallti për ne. Krijuam shanse të mira në pjesën e parë, me Muriqin dhe Zhegrovën. Krijuam edhe katër raste me 10 lojtarë, nuk është e thjeshtë, por nuk shënuam.

Dua të them disa fjalë të këqija për gjyqtarin, nuk i kuptoj disa situata dhe vendime. Nuk mund të japësh penallti për dikë dhe të mos përdorësh të njëjta kritere. Kriteri duhet të jetë i njëjtë për të dy ekipet.

Nuk ishte një ndeshje si të tjera, kishte presion të madh. Futbolli është një lojë, nuk ka politike. Është problem i madh, pasi ne ishim mysafirë këtu. Do të jetë problem i madh edhe për ata”, ka thënë Gliha./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!