Kosova ka mbërritur në Çeki. Sonte në mbrëmje do të zhvillohet në stadiumin e Plzen “finalja” kundër ekipit vendas. Dardanët janë gati për të përsëritur paraqitjen fantastike gjatë gjithë eliminatoreve të Euro 2020.
Trajneri Challendes u përpoq të ulë presionin te lojtarët e tij dhe u ka kërkuar atyre që të mos heqin dorë nga stili dhe mënyra e lojës. Çekia është e fortë, por Kosova e ka potencialin për të triumfuar sërish, si në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë.
Mergim Vojvoda është një pikë e fortë e repartit të mbrojtjes dhe 24-vjeçari i Standard Liege ka publikuar një foto gjatë fluturimit për në Çeki. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Lufta në Kosovë” është libri që ka zgjedhur të lexojë lojtari i lindur në Gjermani.
Një mënyrë ndryshe për të mësuar më shumë për historinë e vuajtjet e popullit shqiptar të Kosovës dhe për t’u karikuar përpara ndeshjes më të rëndësishme në histori. /abcnews.al