Tenisti më i mirë serb, Novak Djokovic, këndon me fjalët “Kosova është Serbi” fitoren e Kupës ATP ndaj Spanjës. I mbiquajturi Nole vazhdimisht ka pasur këtë qendrim, ndërsa thotë se është me origjinë nga Kosova. Ishte një moment vërtet I shkëlqyer.
Serbia sapo kishte fituar Kupën ATP, një lloj kupe bote për kombëtaret në tenis, dhe heroi i saj kryesor kishte qenë, siç pritej, Novak Djokovic.
Menjëherë pas këtij triumfi, tenisi më i mirë serb, dhe një nga tre më të mirët e historisë, postoi një video me skuadrën, ku festimi për titullin e lartë u bë duke kënduar me refrenin e njohur në vendin e tij, “Kosova është Serbi”.
Videoja natyrshëm që tërhoqi vëmendjen dhe bëri jehonë, edhe pse Djokovici nuk e ka për herë të parë që mbështet këtë koncept.
Dymbëdhjetë vjet më parë, ndërsa Kosova shpalli pavarësinë, tenisti i shquar I dërgoi një mesazh me video patriotëve të tij që kishin dalë në protesta në Beograd, kundër deklaratës nga Prishtina.
I mbiquajturi Nole deklaroi se historia e Serbisë u shkrua në Kosovë, ndaj Kosova duhej të ishte Serbi.
Në intervistat për mediet amerikane, Djokovic ka theksuar se është serb me origjinë nga Kosova, saktësisht nga Zveçani, por kjo nga babai, sepse nëna e tij është me origjinë kroate.
Ndoshta kjo ishte arsyeja që tenisti serb mbështeti hapur kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës në Rusi, duke marrë edhe kritika në vendlindje.
Natyrisht, reagimi nga kroatët ishte pozitiv, dhe mesfushori Ivan Rakitic e cilësoi Nolen si sportist të madh e njeri të madh, duke i uruar që të fitonte Ëimbledon.
Për sa i përket origjinës së tij, ka pretendime nga Mali I Zi, se ai është me origjinë malazeze nga Jasenovo Polje, ndërsa familja u largua për shkak të luftërave me turqit.
Në nivel sportiv, duhet thënë se Djokovic është kthyer në nivelin e tij më të lartë, siç e tregoi në duelin ndaj Rafael Nadalit, në finalen e Kupës ATP, duke e mundur 2-0 me sete, e duke qenë favorit për Grand Slam Australian Open./abcnews.al