“Kosova e varfër me njerëz të kujdesshëm, ja pse s’e tradhtoj dot Gjilanin”

schedule08:59 - 16 Mars, 2020

schedule 08:59 - 16 Mars, 2020

Corrado Saccone është një emër i njohur për tifozët e Partizanit. Italiani punoi si përgatitës atletik me “Demat” sezonin e kaluar kur u fitua titulli, përpara se të transferohej në Kosove te Gjilani. Ai është bashkëpunëtor i trajnerit Mezani, teksa ka një eksperiencë të madhe te Napoli, aty ku ka punuar për 8 vite me trajnerë si Mazzarri, Benitez dhe Sarri.

Shpërthimi i koronavirusit e ka bllokuar në shtëpi në Gjilan. Saccone rrëfen aventurën dardane dhe frikën e tij në një prononcim për mediat italiane. 59-vjeçari flet edhe për Napolin dhe zbulon disa nga lojtarët me të cilët vazhdon të jetë shumë i lidhur.

Hedh sytë jashtë dhe nuk shoh asgjë përveç fushave. Ndihem me fat në një farë mënyrë, sepse nuk kam fqinj afër. Por, një farë frike ekziston, edhe për faktin që këtu në Gjilan është vetëm një spital i rrrënuar.

Skuadra e Gjilanit duke festuar një gol

Këtu nuk i kanë mundësitë për të përballuar pandeminë. Njerëzit janë shumë të kujdesshëm, në supermarket i kam parë të gjithë me maska. Në Gjilan ka dy qendra të mëdha tregtare, qyteti është i vogël dhe shëndetësia nuk është në nivelin tonë.

Gjithsesi, duhet të mos e humbasim qetësinë dhe të presim, nuk mund të shkojmë askund. Në fillim të javës së kaluar isha në Shqipëri. Vajza ime jeton dhe studion aty. I kam nisur të gjithë lojtarëve programin e specializuar.

Në një takim të përzemërt me Cavanin

Klubi është i shkëlqyer dhe punoj me një trajner shqiptar, i cili vlerësoi punën që bëra te Partizani. Përvoja me Gjilanin është e shkëlqyer, është edhe një përvojë jete. Deri të shtunën ishte gjithçka e qetë. Kosova është një vend i varfër. Nuk do të ikja prej këtu në këto moment, profesionalizmi im nuk ma lejon.

Napoli? Mertens dhe Koulibaly janë si nipërit e mi. Pashë Dries të stërvitej me një shishe në tarracën e shtëpisë së tij, ka mësuar shumë nga ne. Largimi? Nuk ndihesha më i kënaqur dhe vendosa të largohem, edhe pse Napoli më kërkoi të qëndroja. Mbetem një tifoz i asaj skuadre”, përfundon Saccone. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!