“Kosova drejt KIE, proces sfidues”, Bogujevski: Mbetet vendimi përfundimtar i Këshillit të Ministrave

schedule16:36 - 22 Prill, 2024

schedule 16:36 - 22 Prill, 2024

Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenim, Kosova Kosovës iu hap rruga për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Me anëtarësimin në KiE, raporti i Dora Bakoyannis për Kosovën  pritet  të kalojë në Këshillin e ministrave, i cili është vendimi përfundimtar për anëtarësimin ne organizate. Konkluzioni i Këshillit të Ministrave pritet  të jepet në mesin e muajit maj.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevski në një intervistë për “Balkan Update”, në ABC News, foli për rrugën e Kosovës drejt KiE-s, ku tha se është proces sfidues dhe se mbetet vendimi përfundimtar i Këshillit të Ministrave.

Ndër të tjera ajo tha se Prishtina ka dhënë maksimumin e saj në lidhje me Asociacionin.

Puna në Këshillin e Evropës ka filluar prej tre vitesh dhe vazhdon me intensitetin e njëjtë. Natyrisht që tani mbetet vendimi në Këshillin e Ministrave. Ende jemi të angazhuar, në këtë pikë barrën më të madhe e merr MEJP  e Kosovës. Është vetëm vazhdimësi. Puna vazhdon deri sa të kemi rezultatin final të anëtarësimit.

Çështja e Asociacionit është diskutuar e shumë më herët. Po flasim për një proces bilateral mes dy shteteve. Kemi  përkrahje nga grupet e mëdha politike me argumentin që një çështje tillë s’mund të jetë parakusht. Është një punë shumë e madhe. Unë jam optimiste që procesi do shkojë mirë. Natyrisht do ketë sfida. Siç u diskutua në Asamblenë Kombëtare merr edhe obligime. Mendoj se Kosova ka dhënë maksimumin e asaj që është propozuar. E rëndësishme është si të integrojmë serbët brenda vendit tonë dhe jo si t’i izolojmë më shumë.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!