Kosova i nis listën Shqipërisë, 60 mjekë do dërgohen për vaksinim kundër COVID në Kukës

schedule11:15 - 19 Mars, 2021

schedule 11:15 - 19 Mars, 2021

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se do të dërgojë në Shqipëri rreth 60 mjekë, për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

MSH në Kosovë thotë se lista e mjekëve të Kosovës i është dërguar autoriteteve shqiptare, të cilat më herët kanë shprehur gatishmërinë që punonjësit shëndetësorë nga Kosova të vaksinohen në Kukës.

“Ministri (i Shëndetësisë së Kosovës, Armend) Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre”, thuhet në njoftimin e MSH-së në Kosovë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka në dispozicion 100 doza të vaksinës kundër COVID për mjekët e Kosovës. Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që ende nuk e ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit./mv.abcnews.al