Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pala e Kosovës dhe ajo serbe janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet për gjetjen e një marrëveshje të përhershme për punën e targave.
Përmes një postimi në Tëitter, Lajçak ka thënë se do të vazhdojnë diskutimet më 13 maj.
“Jam i lumtur të tregoj qe pas konsultimeve me dy shefat e ekipeve negociatore dje dhe sot, ne u pajtuam për të vazhduar diskutimet tona më 13 maj në Bruksel për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave”, është shprehur Lajçak.
I am glad to announce that after my consultations with the two Chief negotiators yesterday and today, we agreed to continue our discussions on finding a permanent solution for the licence plates issue in Brussels on 13 May.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 29, 2022