Kosnett pas vizitës në veri të Mitrovicës: Kosova mund të arrijë paqen duke punuar sëbashku

schedule11:38 - 16 Qershor, 2021

schedule 11:38 - 16 Qershor, 2021

Ambasadori i Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë në veri të Mitrovicës.

Pas kësaj vizitë ai ka reaguar këtë të mërkurë në rrjetin social “Twitter”, duke e quajtur pozitiv takimin me aktorët politikë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Më tej ai thekson se rruga e duhur që Kosova të sigurojë paqen që meriton është bashkëpunimi mes tyre dhe duke i zgjidhur problemet së bashku.

“Vizitë e mirë dhe produktive dje në veriun e Mitrovicës për diskutim me liderët politikë, shoqërinë civile dhe mediat e pavarura. Kosovarët do ta marrin paqen që u nevojitet, drejtësinë që e meritojnë dhe mirëqenien vetëm duke punuar së bashku për t’i zgjidhur problemet e përbashkëta”, ka shkruar Kosnett në rrjetin social “Twitter”./i.k/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!