Nga fitorja te humbja. Gjithçka në 24 orë, thuajse në të njëjtën mënyrë, por me më shumë emocion dhe spektakël. Pas suksesit në fushën e Indiana në sirenën e fundit, Los Angeles Lakers jetuan ndjenja krejtësisht të kundërta në sfidën e mmbrëmjes së fundit, duke u mundur në fushën e Chicago Bulls 119-117, rezultat ky i vendosur me një kosh nga mesi I fushës dhe kur po mbyllej sekonda e fundit.
Xhosh Gidej ktheu në mëndjen e tifozëve vendas kohët e arta, kur në këtë mënyrë fitonin me Majkëll Xhordan, Skoti Pipen apo Denis Rodman. Por, në mbrëmjen e fundit, të gjithë basketbollistët e Bulls ishin protagonistë, duke dhuruar një finale të çmendur dhe një përmbysje të pamundur.
Kur kishin mbetur vertëm 12 sekondat e fundit të ndeshjes, Lebron James dhe shokët e tij kishin fitoren në dorë, teksa kryesonin me pesë pikë diferencë. Por të zotët e shtëpisë kthyen shifrat me dy goditje të sakta për tre pikë me Horter dhe Uajt.
Kalifornianët u përgjigjën me Rivs, që kaloi sërish në epërsi skuadrën e tij vetëm tre sekonda nga sirena e fundit. Por në NBA gjithçka mund të ndodhë dhe Xhos Gidey, basketbollisti nga Zelanda e Re do të ketë se çfarë t’I tregojë nipërve të tij me këtë kosh nga mesi i fushës që vendosi fatin e asaj që mund të jetë ndeshja më spektakolare e këtij sezoni./abcnews.al