Korrupsioni në burgje, nuk realizohet përballja Zoto-Labi

schedule14:51 - 18 Tetor, 2017

schedule 14:51 - 18 Tetor, 2017

Ka dështuar përballja në gjykatën e krimeve të rënda e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve të akuzuar për “korrupsion”, Artur Zoto dhe ish-zëvendësit të tij, Iliaz Labi.
Ky i fundit është i bashkëpandehur në një procedim të lidhur dhe do të pyetej me këtë status para gjykatës.
Përballja e dy personave që dikur ishin epror-vartës, të dy të dyshuar për korrupsion gjatë një procedure tenderimi, nuk u realizua për shkak se Labi nuk u paraqit në gjykatë. Kryesuesi i seancës beri te ditur se u kerkua ndihma e policise per te shoqeruar Iljaz Labin ne Gjykate, pasi ai ndodhet me masen e sigurise “Arrest shtepie”
Por policia nuk kishte sjellë asnjë përgjigje për njoftimin e dëshmitarit.
Në këto kushte seanca u shty për në datën 23 tetor, ku do të rinjoftohet ish-zv.drejtori Labi, si edhe katër të bashkëpandehurit e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!