Korrupsioni gjatë qeverisjes së PD-së, Basha pyet Ramën se përse nuk bëri asnjë padi

schedule14:12 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 14:12 - 15 Dhjetor, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se edhe ish-qeverisja e PD ka patur korrupsion. Në një konferencë për mediat Basha u zotua për ta luftuar dhe lënë pas këtë fenomen.

Kreu i demokratëve tha se disa prej atyre aferave janë bërë publike dhe disa jo. Sipas tij, Edi Rama në këto tetë vite nuk ka bërë asnjë kallëzim pasi faktorët e korrupsionit që ishin dikur në PD i ka thithur.

“Ne jemi të vendosur ta luftojmë për të ecur përpara. Ta luftojmë atë do të thotë brenda partisë tonë. ta lëmë mbrapa atë pjesë të hidhur. Kemi gjëra që krenohemi, por edhe që na turpërojnë. Disa prej atyre aferave janë bërë publike, disa jo.

Asnjë kallëzim nuk është bërë nga Edi Rama sepse disa prej tyre nuk janë më në PD, or i ka thithur. Disa i ka edhe në strukturat e tij sepse ndajnë të njëjta vese. Nuk jemi të pavetëdijshëm që ka ndodh korrupsion edhe në kohën tonë. Kjo plagë e madhe nuk është shkaktuar vetëm nga Edi Rama.

Padiskutim afera e inceneratorëve dhe të tjera tregojnë që qeveria Rama është më e korruptuar e 30 viteve dhe më e korruptuara e Europës sipas DASH. Ne do bëjmë gjithçka për ta pastruar Shqipërinë nga kjo plagë”, deklaroi Basha. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!