Pesë persona u arrestuan për korrupsion në orët e para të ditës së sotme, në Salerno, për llogari të hetuesve në gjykatën e Napolit. 5 të arrestuarit janë lënë momentalisht në arrest shtëpie.
Mes të arrestuarve janë Roberto Penna, në kohën e fakteve të kontestuara si zëvendësprokuror në Salerno , avokatja e Gjykatës së Salernos Maria Gabriella Gallevi, partnere e ish-prokurorit , përveç sipërmarrësve Francesco Vorro , Umberto Inverso dhe Fabrizio Lisi, ky i fundit ish gjeneral i Guardia di Finanza .
Akuzat
Në këtë rast, pesë të arrestuari konsiderohen të dyshuar për krime e korrupsion për ushtrimin e funksioneve të tyre, korrupsionin për vepër në kundërshtim me detyrën zyrtare, korrupsionin në aktet gjyqësore dhe nxitje të padrejtë për të dhënë apo premtuar përfitime. /abcnews.al/

