Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Korrupsion dhe tamponë COVID-i të falsifikuar, SPAK arreston mjekun tek Instituti i Higjienës

schedule11:27 - 9 Mars, 2021

schedule 11:27 - 9 Mars, 2021

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një mjek të Institutit të Higjienës i cili ishte shpallur në kërkim pak muaj më parë.

I ndaluari është mjeku Niko Nika, 66 vjeç, i cili akuzohet për për korrupsion.

Sipas policisë emri i mjekut Niko Nika doli në skenë gjatë operacionit policor “Librezat”, ku u godit një rast i organizuar i korrupsionit, falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës dhe u vunë në pranga 13 mjekë.

Nika akuzohet ndërkohë për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

“Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. N., 66 vjeç, pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!