Një zyrtar i lartë i opozitës në Serbi akuzoi të enjten Andrej Vuçiç, vëllain i presidentit serb Aleksandar Vuçiç, se menaxhon bashkë me biznesmenin serb nga Kosova Zvonko Veselinovic, të gjitha flukset e parave të gatshme në Novi Sad dhe në tërë Vojvodinën.
Nënkryetari i Partisë Popullore në Serbi Borislav Novakoviç tha se “roli i Zvonko Veselinoviç është të disiplinojë skenën e krimit në Novi Sad dhe të funksionalizojë të njëjtën skenë kriminale në mbledhjen dhe sigurimin e votave.” Nënkryetari i Partisë Popullore në Serbi Borislav Novakoviç tha se Milos Vuceviç ishte vetëm kryetari zyrtar i Novi Sadit dhe se “kryetari aktual” ishte vëllai i Presidentit serb, Andrej Vuçiç.
Në një intervistë me të përjavshmen Vreme, Novakoviç pohon se Andrej Vuçiç menaxhon bashkë me biznesmenin kontravers serb nga Kosova Zvonko Veselinovic , të gjitha flukset e parave të gatshme në Novi Sad dhe në tërë Vojvodinën. “Përveç këtij akti të korruptuar, roli i Zvonko Veselinoviç është të disiplinojë skenën e krimit në Novi Sad dhe të funksionalizojë të njëjtën skenë kriminale në mbledhjen dhe sigurimin e votave,” tha Novakoviç.
Ai shtoi se ky rol i Andrei Vuçiç dhe Zvonko Veselinoviç bëri që Novi Sad të mos ishte më ai qytet që kishte qenë dikur. Novakoviç bëri një numër akuzash për korrupsion në Novi Sad dhe deklaroi se kompania “Galens”, e cila kryen punime të shumta ndërtimi në Novi Sad, mbështetet personalisht nga Aleksandër Vuçiç./abcnews.al