Korrigjimi i kufijve, Berisha: Thikë pas shpine Kosovës

schedule21:08 - 18 Tetor, 2018

schedule 21:08 - 18 Tetor, 2018

I pyetur për idenë e Presidentit të Kosovës për korrigjimin e Kufijve mes Serbisë dhe Kosovës,  Berisha i qëndron mendimit të mëparshëm. Sipas tij ky është plan i Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për t’i futur thikë të tmerrshme Kosovës.

“Argatët e Beogradit në Prishtinë kanë hierarkinë e tyre. Më i rëndësishmi mund të jetë ai që do të shesë nacionalizmin serb si modern dhe atë të rilindasve si arkaik dhe të së shkuarës. Ky është plan i Beogradit dhe argatëve të tij në Prishtinë për t’i futur thikë të tmerrshme Kosovës”.

Ndërkohë ai vlerësoi të gjitha forcat politike në Kosovë që po e kundërshtojnë këtë plan të Serbisë.

“Përshëndes forcat politike shqiptare në Kosovë që po kundërshtojnë këtë projekt të serbomëdhenjve sepse Beogradi dhe argatët e tij në Prishtinë nuk do lënë gur pa lëvizur duke destabilzuar Kosovën dhe duke krijuar  konfliktualitet”.

“Unë të pabesueshmet i kam të vështira t’i besoj. Të besoj që Beogradi do na bëjë dhurata ne shqiptarëve do të duhen 100 vjet paqe e bashkëpunim që mbyllen ato që kemi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!