Korridori humanitar do të qëndrojë hapur, vijon evakuimi qytetarëve në Sumy

schedule08:31 - 9 Mars, 2022

schedule 08:31 - 9 Mars, 2022

Rusia ka pohuar sërish këtë të mërkurë se do të sigurojë korridore humanitare sot për ukrainasit që ikin nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol,

Guvernatori rajonal Dmytro Zhyvytskyy  në një prononcim për mediat ka bërë me dije se rreth 5,000 njerëz hipën me autobusë nga qyteti verilindor të martën pasi Moska dhe Kievi ranë dakord për korridorin.

Ndër të tjera Zhyvytskyy tha se rreth 1000 makina ishin gjithashtu në gjendje të largoheshin, duke lëvizur drejt qytetit të Poltava .

Evakuimi i suksesshëm vjen disa ditë pasi reporterët e Neë York Times dëshmuan një sulm me mortaja ruse në qytetin e Irpin që vrau katër persona, duke përfshirë një nënë dhe djalin e saj adoleshent dhe vajzën tetëvjeçare, ndërsa ata u përpoqën të iknin të sigurt në Kiev./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!