Korridori blu/ Balluku tregon ecurinë: Mbyllet brenda një 5 vjeçari

schedule13:13 - 8 Janar, 2024

schedule 13:13 - 8 Janar, 2024

Në përgjigje të interesit të medias, zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, iu përgjigj interesit të medias lidhur me projektet infrastruktururore të nisura tashmë.

“Korridori blu është një nga korridoret më të rëndishme lidh Malin e Zi me Shqipërinë dhe Greqinë, është edhe korridor energjitik jo vetëm transporti. Po të marrim rastin e IAP, transmetimit të gazit që synohet të ngrihet aty.

Synojmë të dorëzojmë në verë, segmentin më kompleks Thumanë-Kashar duke përmbyllur dy pika kyce, hyrja në Rinas përmes një nyje infrastrukturore dhe pjesa e nyjes së Kasharit, që do të shfryjë trafikun. Kemi përfunduar procesin e konkurimit, për Kashar – Lekaj dhe Lekaj-Fier, është 6 mujori që lihet fituesit për të përmbyllur procedurën brenda këtij viti parashikohen të hapen 2 kantieret.

Kemi kërkuar nga koncesionari i Lekaj-Fier, që si fillim të procedojë me rrugët dytësore që do të jenë papagesë. Kashar Lekaj është gjurmë e re, ka disa vepra arti, tunele e ura. Duhet të hapim në 3 mujorin e parë Milot Balldren, pritet reagimi i ministrisë së financave për ti dhënë procesit frymëmarrje. Dhe mbetet lidhja e fundit, nga Balldreni në Murriqan.

Pjesë e procesit janë bypass i Gjirokastrës dhe Tiranës. Të gjitha hapat që kemi tashmë na përkojnë për një zhvillim të plotë dhe mbyllje të projektit brenda një 5 vjecari.” -theksoi Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!