Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koronavirusi, Petrit Vasili zbulon shkakun e shifrave të ulta sot

schedule22:10 - 2 Janar, 2022

schedule 22:10 - 2 Janar, 2022

Sot Shqipëria numëroi një numër të ulët të prekurish nga koronavirusi, por sipas Petrit Vasilit të LSI-së, kjo ka një shpjegim të vetë, i cili lidhet me numrin e vogël të tamponëve të kryer.

Në një përmes një postimi në Facevook, Vasili thotë se është një papërgjegjshmëri e rëndë që sot janë kryer vetëm 1150 testime për Covid-19.

Postimi i plote:



Pandemia ne meshire te fatit dhe te propagandes!

Sot ne Shqiperi jane bere vetem 1150 testime ne dite per Covid.

Kjo eshte papergjegjshmeri e rende.

Kjo eshte te fshehesh te verteten, te fshehesh realitetin.

Ne vend ti shumefishojne testimet sic situata e kerkon keta i pakesojne ne menyre skandaloze.

Ndjekja e situates kaq te veshtire me Covidin nuk ka feste sepse diskutohet jeta e njerezve.

Europa eshte ne alert per shkak te Omikronit dhe rastet jane shtuar ne menyre shume kritike.

Kjo do thote, qe qeveria i ka lene qytetaret totalisht ne meshire te fatit.

Kjo do te thote qe gjithshka qeveria flet eshte vetem propagande dhe nuk merr asnje pergjegjesi mbi vete.

Boll me me vjersha propagandistike bolshevike dhe suksese imagjinare se njerezit po sakatohen edhe nga ana shendetesore edhe nga ajo ekonomike. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!