Bashkia Shkodër ka kërkuar që në këtë situatë paniku duhet që të merren masa urgjendte nga ana e qeverisë.
Përmes një postimi në profilin zyrtar të institucionit theksohet se duhet të merret në shqyrtim miratimi i propozimit për marrjen e vendimit për përjashtimin nga detyrime vendore për individët, familjet, personat fizik dhe juridik, OJF-të subjektet, institucionet, në Shkodër.
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/photos/pcb.2544974842275034/2544973908941794/
Postimi i plotë:
Situata emergjente kërkon masa urgjente!
Bashkia Shkodër në krah të qytetarëve dhe bizneseve.
Kërkojmë menjëherë shqyrtimin dhe miratimin e propozimit për marrjen e vendimit për përjashtimin nga detyrime vendore për individët, familjet, personat fizik dhe juridik, OJF-të subjektet, institucionet, në territorin e Bashkisë Shkodër: (Lagje 1, Lagje 2, Lagje 3, Lagje 4, Lagje 5, Njësitë Administrative Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Rrethina, Pult, Shalë, Shosh):
✅ A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.
✅ B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve/abcnews.al