“Koronavirusi mund të vijë në Shqipëri”, Epidemologia sqaron pse qytetarët nuk duhet të jetojnë në panik

schedule22:51 - 3 Mars, 2020

schedule 22:51 - 3 Mars, 2020

E ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, mjekja epidemologe Rovena Daja ka folur për panikun e shkaktuar nga koronavirusi. Mjekja theksoi se higjena personale është shumë e rëndësishme, ndërsa e cilësoi një grip të zakonshëm, por me shenja klinike më të rënda. Gjithashtu ajo theksoi se nuk është e domosdoshme përdorja e maskave gjatë gjithë kohës.

“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Tek fëmijët dhe tek të rriturit nuk ka vdekshmëri, kryesisht vdesin moshat e treta dhe që kanë probleme.

Ne denjojmë shenjat klinike të sëmundjes, dimë që nuk mjekohet me antibiotik por mjekohet sipas simptomave që ka. Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik ka kapacitete për ta kapur.

Media në vendet e huaja tregojnë se situata është më keq ?

Daja: Media mund ta dramatizojë pak situatën, por ndërkohë edhe mund ta qetësojë. Në rastin konkret, është një virus që nuk e njohim them se nuk është nevoja për panik.

Duket se është e sigurt se këtu do të vijë?

Daja: Meqënëse vendet që kemi afër, Italia ka raste. Shumë njerëz lëvizin për arsye të ndryshme. Greqia ka raste, në Maqedoni po ashtu, shumë shpejt në Shqipëri mund të vijë. Për momentin kemi pasur 36  persona të suspektuar, të cilat në Institutin e Shëndetit Publik kanë dalë negativ. Kanë dalë me grip, por jo me koronavirus.

Janë persona që janë bërë të gjallë vetë?

Daja: Kanë qenë persona të ardhur nga Kina të cilët jetonin atje për arsye pune apo studentë. Në momentin që kanë hyrë në Shqipëri kanë bërë testin, dhe ndërkohë janë vetëkarantinuar për 14 ditë në shtëpitë e tyre dhe rezultatet dolën negative. Kanë qenë edhe persona të rdhur nga Italia me shenja klinike, por disa prej tyre kanë dalë me grip të thjeshtë.

Ku konsiston testi?

Daja: Kryhet në laboratorin tonë, është një tampon nazofaringeal që merret te personi që ka shenje klinike.

Këtë bën gjithë bota?

Daja: Normalisht që po.

Ky tampon kushton?

Daja: Këtë nuk di.

Në Shqipëri kemi të njëjtën procedurë si në të gjithë botën.

Më tej ajo theksoi e stafi mjekësor ka eksperiencë me gripin, dhe theksoi se epidemologët janë trajnuar për të kapur dhe reaguar ndaj situatave të tilla.

Gjithashtu Daja u shpreh se qytetarët nuk kanë pse të jetojnë në panik. Edidemologia tha më tej se duhet treguar kujdes ndaj higjenës. Të tregojnë kujdes me higjenën personale dhe të shmangin kontaktin e duarve më fytyrë. Në momentet që kemi kontakt me objekte të ndryshme apo persona të sëmurë duhet treguar kujdes. Mund të duket e çuditshme por, qytetarët nuk i lajnë duart. Kemi arritur në konkluzionin se nuk i kushtojnë rëndësi higjenës. Nuk është e domosdoshme të përdoret maska. Nëse do të kemi simptoma, duhet përdorur maska deri në momentitn sa të merret një përgjigje e saktë e analizës, por jo në mënyrë të vazhdueshme.

Koronavirusi ka sipmtoma të fshehura?

Daja: Nga ekazminimet që janë bërë ka rezultuar se ka patur raste të personave të prekur me koronavirus me shenja të fshehura.

Periudha e inkubacionit?

Daja: Është 14 ditë. Simptomat mund të shfaqen pas 2-3 apo pas 14 ditëve.

Në ditët para se të shfaqen simptomat, personi është në gjendje të infektojë të tjerët?

Daja: Po egziston mundësia. Por rreziku ëshë më i lartë me personat që vijnë nga zont e prekura. Nëse personi ka shenje të gripit, rekomandohet t qendrojë në shtëpi për 14 i izoluar dhe i merret një tampon i cili analizohet në Institut.

Në Shtëpi kush do ti shërbejë?

Daja: Nëse është vetëkarantinuar, personat e tjerë kujdesen jo duke pasur kontakt. Ata nuk rrezikojnë të marrin virusin, nëse i ëqndrojnë këshillave bazë/abcnews.al