Koronavirusi, Merkel: BE do të dalë më e fortë nga kjo sfidë

schedule15:51 - 8 Korrik, 2020

schedule 15:51 - 8 Korrik, 2020

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se Bashkimi Evropian ka nevojë për në unitet më të madh, ndërsa shtoi se përballë krizës së koronavirusit BE do të dalë më e fortë.

Kancelarja e ka cilësuar pandeminë si sfidën më të madhe me të cilën janë përballur deri më tani.

Në fjalën e saj në Parlamentin Evropian në Bruksel, Merkel theksoi se tashmë është koha që vendet të tregohen solidare.

Merkel tha se BE duhet të ketë parasysh një sërë çështjesh të tilla si ruajtja e të drejtave themelore, nxitja e solidaritetit, mbrojtja e klimës, dixhitalizimi dhe roli i Evropës në botë.

“Evropa do të dalë më e fortë se kurrë  nga kjo sfidë, nëse ne forcojmë solidaritetin”, është shprehur Merkel, shkruajnë mediat e huaja.

Më tej kancelarja gjermane tha se për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia vendet anëtare do të duhet të dakordësohen për një fond të përbashkët rimëkëmbjeje.