Koronavirusi i nxorri në pah sëmundjen e fshehtë, si ia doli te Spitali Amerikan 64-vjeçari me dy diagnoza të rënda

schedule11:44 - 15 Janar, 2021

schedule 11:44 - 15 Janar, 2021

Ne fund të nëntorit të vitit të kaluar Hyqmet Shalja u infektua me Covid 19, me pasojë prekje të konsiderueshme të mushkërive (50%) dhe rënie të theksuar të oksigjenit.

Për këtë arsye 64-vjeçari iu nënshtrua trajtimit me oksigjen, antibiotikë intravenoze, antikoagulantë etj, por në fund të javës së dytë të infeksionit pësoi dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarrje.

Pas diagnostikimit me infarkt akut të miokardit ai iu nënshtrua koronarografisë e cila tregoi ngushtime serioze në arteriet koronare (enët që furnizojnë zemrën me gjak).

Penumonia e COVID 19 duke e sforcuar shumë organizmin, nxori në pah dhe përkeqësoi sëmundjen e arterieve koronare e cila kish mbetur e fshehtë deri atëherë.

Duke patur parasysh gjendjen e përgjithshme jo të mirë si dhe fazën aktive të infeksionit fillimisht u trajtua me terapi i hospitalizuar e më pas në shtëpi.

Pas 1 muaji gjendja e përgjithshme e tij erdhi duke u përmirësuar dhe pacienti iu nënshtrua operacionit në zemër për trajtimin përfundimtar të problematikës me arteriet koronare.

Pacientit ju krye bypass koronar i trefishtë pa ndalur zemrën me tekniken off-pump (OPCABGX3). Operacioni u krye me sukses nga kirurgu kardio-vaskular Dr.Artan Jahollari dhe pacienti rikuperoi shpejt duke lënë spitalin pas 7-të ditësh nga ndërhyrja.

Doktor Artan Jahollari

Teknika e bypassit off-pump, krahas bypassit klasik (on-pump), praktikohet rutinë në Spitalin Amerikan 3 nga Dr.Artan Jahollari.

Kjo teknikë ofron rikuperim dhe rehabilitim të shpejtë e siguron avantazhe sidomos në rastet me rrezikshmëri të lartë dhe me sëmundje bashkëshoqëruese.

Për më shumë informacion ose vizitë me kirurgun kardio-vaskular, Dr. Artan Jahollari kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!