“Koronavirusi guxoi të më sfidonte, gafë e madhe”, Ibra lëshon batutën e radhës

schedule17:14 - 24 Shtator, 2020

schedule 17:14 - 24 Shtator, 2020

Koronavirusi ka prekur ekipin e Milanit. Dje doli pozitiv Leo Duarte, teksa pas mbrojtësit brazilian është infektuar edhe Zlatan Ibrahimovic.

Lideri dhe goleadori i kuqezinjve do të jetë mungesa e madhe për sfidën e sotme në Europa League ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt.

Suedezi ka nisur menjëherë karantinën, por pa hequr dorë nga postime e tij klasike në rrjetet sociale. “Në testin e djeshëm rezultova negativ, ndërsa sot kam dalë pozitiv.

Nuk kam asnjë simptomë. Koronavirusi pati guximin të më sfidonte mua. Një ide e keqe“, shkruan uniku Ibrahimovic.

Rreth situatës së krijuar nuk ka munguar as batuta e Gary Lineker. Anglezi i famshëm, i njohur për komentet e tij pikante, shkruan këto fjalë në Twitter:

Mora vesh që Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Mendimet e mia janë me virusin në këto kohë të vështira për të“, shkruan ish-sulmuesi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!