Koronavirusi godet Kategorinë e Dytë. Panorama Sport raporton se i infektuari me COVID-19 është pjesë e Butrintit, skuadrës që garon në grupin B të divizionit të tretë të futbollit shqiptar.
Nuk bëhet fjalë për një futbollist, por për një drejtues të klubit nga Saranda. Ky i fundit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka rezultuar pozitiv gjatë ditë së sotme. Për fat të mirë gëzon një gjendje të mirë shëndetësore, teksa ka nisur karantinën në shtëpinë e tij.
Menjëherë pasi u mor vesh prekja e tij nga koronavirusi, të gjithë lojtarët, stafi teknik dhe drejtuesit e Butrintit, iu nënshtruan kryerjes së tamponëve. Ankthi në klubin jugor është i madh dhe të gjithë shpresojnë që të mos ketë pjesëtarë të tjerë të prekur nga virusi. /abcnews.al