Koronavirusi bashkon infermieren me zjarrfikësin që i shpëtoi jetën 37 vite më parë

schedule14:21 - 9 Qershor, 2020

schedule 14:21 - 9 Qershor, 2020

Zjarrfikësit padyshim që janë heronjë dhe ndoshta anashkalohen çdo ditë. Nga shpëtimi i jetës deri tek shpëtimi i maceve në majë të pemëve, ata rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë. Po, është puna e tyre, por ne harrojmë rreziqet me të cilat përballen çdo ditë, shkruan Goalcast

Nga ana tjetër, pandemia ka zbuluar një grup tjetër heronjsh: infermierët që kanë luftuar me koronavirusin në vijat e përparme, duke vënë veten në rrezik të lartë ndaj infeksionit dhe në disa raste, duke mos qenë në gjendje të shohin fëmijët ose familjet e tyre për javë të tëra.

Dhe nganjëherë, heronjtë shpërblehen me heronj. Kjo është historia e një infermiereje, e cila, për shkak të koronavirusit, u ribashkua me njeriun që i shpëtoi jetën, 37 vjet më parë, raporton abcnews.al

Ajo mendoi se nuk do ta gjente kurrë shpëtimtarin e saj

Një infermiere jashtë qytetit, Deirdre Taylor, 40 vjeç, po ndihmonte në betejën kundër koronavirusit në New York. Por nuk e dinte që kërkimit të përjetshëm për të falënderuar njeriun që e shpëtoi po i vinte fundi.

Kur ishte fëmijë, Deirdre u shpëtua nga një zjarr vdekjeprurës në një ndërtesë në Manhattan, 37 vite  më parë. Në atë kohë, ajo ishte vetëm 4 vjeç. Pas zjarrit, familja e saj u largua nga qyteti, por Deirdre nuk e harroi kurrë zjarrfikësin trim që i shpëtoi jetën.

“Unë gjithmonë e dija që mund të humbisja jetën. Pa të, unë nuk do të isha këtu. Kam pasur një shans të dytë në jetë, falë tij.”- tha Deirdre Taylor.

Gjithçka që Deirdre kishte, ishte një gazetë e vjetër nga Daily News që raportonte zjarrin dhe emrin e shpëtimtarit të saj: Eugene Pugliese. Për vite të tëra, ajo u përpoq ta gjente burrin, raporton abcnews.al

Deirdre kishte frikë se mos kishte ndodhur më e keqja, duke menduar se ai mund të ketë qenë në mesin e zjarrfikësve që humbën jetën më 11 shtator të 2011.

“Mendova për të më 11 shtator dhe shpresoja se do të kisha mundësinë ta falënderoja  dhe më në fund e bëra,”- tha Deirdre.

“Nuk e di nëse ai ishte akoma gjallë, veçanërisht pas 11 shtatorit,”- tha Taylor. Të gjitha kërkimet e saj në Google ishin pa rezultat.

Një kthesë e fatit i vuri njerëzit e duhur në rrugën e saj

Deirdre, si shumë infermierë në të gjithë botën, la burrin dhe fëmijët e saj në Virxhinia për të shkuar në New York, duke u kthyer në qytetin ku ndodhi zjarri traumatik.

Ajo ishte duke punuar në spitalin “Langone” të NYU, kur një grup zjarrfikësh hynë brenda. Ata kishin sjellë pica për të treguar vlerësimin e tyre për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor që kanë punuar pa u lodhur në dhomën e urgjencës, raporton abcnews.al

Në këtë moment Deirdre shfrytëzoi mundësinë e saj.

Ajo i ndoqi ata kur u larguan dhe i tregoi njërit prej tyre historinë e saj. Zjarrfikësja vendosi të telefononte kapitenin në Manhattan, ku punonte edhe Eugene Pugliese.

Kapiteni e kishte parë Eugene.

Ai tha: ‘Oh, Eugene. Unë e njoh Eugene. Unë e kam numrin e tij në telefonin tim. ”Nuk mendoja se do të arrija ta zbuloja.”- tha ajo.

Shpëtimtari i saj gjithmonë pyeste veten se çfarë ndodhi me të

Tani 75 vjeç, Eugene Pugliese, ka dalë në pension. Deri më sot, ai ende ka një kopje të artikullit në faqen e parë që mbulon aktin e tij heroik dhe medaljen e guximshme që mori për shpëtimin e Deirdre, raporton abcnews.al

“Ju keni qenë në murin tim për 25 vjet.”- tha Eugene.

Eugene kurrë nuk e harroi atë ditë, 37 vjet më parë. Ishte dhjetor 1983 kur ai arriti në ndërtesë, pa tymin që dilte nga kati i 6-të. Ai nuk mendoi dy herë dhe hyri brenda.

“Unë nuk kam pasur veshjen e zjarrëfikësit,”- kujtoi Eugene. “Unë kisha një helmetë dhe një sëpatë. Ne u ngjitëm me ashensor. Kishte shumë tym. ”

Ai shpëtoi nënën e saj, por Deirdre ishte akoma brenda.

“Ajo vazhdonte të bërtiste, ‘Foshnja ime!’, Kështu që u ktheva brenda dhe gjeta një vajzë të vogël që ishte pa ndjenja,”- tha Eugene.

Eugene bëri frymëmarrjen artificiale gojë më gojë, derisa Deirdre u bë e vetëdijshme.

“Nuk e pashë kurrë më pas kësaj, por gjithmonë pyesja veten për të.”- tha ai.

Dëgjimi i historisë nga Eugene për shpëtimin e saj bëri që Deirdre të shpërthente në lot, e cila nuk mbante mend shumë nga ngjarja përtej asaj që raportohej në artikullin e gazetës që kishte mbajtur me vete, raporton abcnews.al

“Zjarri padyshim ndryshoi pjesën tjetër të jetës sime. Gjithmonë e dija se më jepej një shans i dytë në jetë. Kopja e ‘Daily News’ ka qenë me mua që kur isha një fëmijë i vogël. Unë gjithmonë kam pasur një kopje të kopertinës.” Tha Deirdre Taylor për “Daily News”.

Dy luftëtarët shpresojnë të takohen personalisht

Të dy Deirdre dhe Eugene planifikojnë të takohen personalisht, sa më shpejt të jetë e mundur. “Shpresoj ta takoj së shpejti, mbase këtë verë. Unë do të doja t’i takoja dy fëmijët e saj,”- tha Eugene.

Historia e tyre është si një përrallë e jashtëzakonshme që lidhet me fatin, por edhe me vullnetin njerëzor. Deirdre nuk hoqi dorë kurrë nga kërkimi për të gjetur njeriun që e shpëtoi, edhe kur gjërat dukeshin pa shpresë. Kjo është ajo që i mundësoi të dyve ta gjejnë njëri-tjetrin pas gjithë atyre viteve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!