Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur të hënën se testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Sipas kreut të opozitës, pa testuar, pa gjurmuar dhe pa izoluar pasojat do të jenë shumë të mëdha.
Basha shtoi më tej se kryeëministri po fshihet pas një komiteti teknik, “me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është.”
Deklarata:
Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij.

