Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koronavirus te Napoli, mbrojtësi i ekipit italian pozitiv me COVID

schedule14:17 - 5 Gusht, 2021

schedule 14:17 - 5 Gusht, 2021

Një futbollist i Napolit ka dalë pozitiv me Covid-19. I infektuari është Filippo Costa, mbrojtësi i majtë italian, i cili sezonin e kaluar e kaloi i huazuar te Virtus Entella.

26-vjeçari ka marrë vesh lajmin negativ në ditën që ekipi i Spallettit do të niste fazën e dytë përgatitore në Castel di Sangro.

Futbollisti Filippo Costa doli pozitiv me Covid-19 në tamponin e kryer këtë mëngjes, pas simptomave që kishte pasur në ditët e fundit.

Lojtari nuk udhëtoi me ekipin në Castel di Sangro. Skuadra do të vazhdojë programin sipas indikacioneve të protokolleve në fuqi dhe autoriteteve shëndetësore vendore“, lexohet në postimin e Napolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!