Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koronarografia dhe pacemaker, mjeku kardiolog i “Spitalit Amerikan” shpjegon procedurën

schedule09:35 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 09:35 - 10 Dhjetor, 2020

Mjeku kardiolog, në Spitali Amerikan 3  Edjon Hajro i ftuar në studion e Abc-së së Mëngjesit, ka shpjeguar rëndësinë koronarografisë dhe të pacemaker tek pacientët.

Hajro në fjalën e tij është shprehur se koronarografia është një procedurë që duhet të kryhet patjetër te pacientët që pësojnë infarkt.

Koronarografia kryhet te pacientët që kalojnë Infarkt dhe nga dhimbja nuk e kuptojnë dot stresin që ajo që shkakton, një pjesë të vogël pacientësh mund të kenë dhe alergji nga ngjyruesi që përdoret ndaj me raste përdoren disa ilaçe. Kryesisht kjo është një procedurë që zhvillohet te pacientët me infarkt, me dhimbje gjoksi, probleme te prova ushqimore, që kanë probleme te eko e zemrës, shiriti i zemrës”, është shprehur mjeku.

Ndër të tjera doktori kardiolog ka theksuar se pacemaker është një tjetër procedurë që përdoret te pacientët me probleme zemre, në rastet kur kemi të bëjmë me probleme të ritmit të zemrës.

Pacemaker është bateria e zemrës përgjithësisht është te moshat e mëdha, por ka dhe përjashtime, ajo përdoret te pacientët që kanë probleme me ritmin e zemrës. Është si një forma kompjuteri që lëshon impulse në rast të nevojës. Kjo është një procedurë invazive, çdo pacient njihet me të gjithë procedurën e riskut që mund të ketë.

Koronarografia te një person me infarkt është jetike, pasi te një pacient i tillë ne gjejmë enët e bllokuara ta gjakut, dhe nëse kapet në momentet e para është shumë më mirë, por në vendin tonë nuk ndodh që ta kapim në kohë ëtë shpejt sidomos kur një pacient ndodhet nga rrethet”, ka thënë doktor Hajro.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!